Krasniqi: Kosova është bërë anëtarja më e re e Open Government Partnership

"Ne i bashkohemi pjesës tjetër të vendeve demokratike të botës në një angazhim të përbashkët për një qeveri të hapur të përgjegjshme dhe inovative dhe për të inkurajuar angazhimin e qytetarëve në politikëbërje"

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi

Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se Kosova është bërë pjese e Open Goverment Partnership.

Përmes platformës X, Krasniqi, ka thënë se me këtë po i bashkohemi pjesës tjetër të vendeve demokratike.

“Me kënaqësi të madhe ndaj lajmin se Republika e Kosovës është bërë anëtarja më e re e Open Government Partnership. Ne i bashkohemi pjesës tjetër të vendeve demokratike të botës në një angazhim të përbashkët për një qeveri të hapur të përgjegjshme dhe inovative dhe për të inkurajuar angazhimin e qytetarëve në politikëbërje”, ka shkruar Krasniqi.

Open Government Partnership është një iniciativë globale që synon të sigurojë angazhime konkrete nga qeveritë për të promovuar qeverisjen e hapur. Ky mekanizëm global obligon shtetet anëtarë të saj që të zbatojnë planet e tyre nacionale sepse në të kundërtën merren masa edhe të përjashtimit nga kjo iniciativë globale.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika