Krasniqi: Kosova nuk do të harrojë kurrë lidershipin e ish-kryeministrit Blair

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Memli Krasniqi është takuar me ish-kryeministrin britanik, Toni Blair teksa ka thënë se roli i tij për Kosovën dhe përkushtimi për të mbrojtur lirinë dhe drejtësinë ka qenë frymëzim për të gjithë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Memli Krasniqi, ka pritur në takim ish-kryeministrin britanik, Toni Blair, teksa ka thënë se roli i tij për Kosovën dhe përkushtimi për të mbrojtur lirinë dhe drejtësinë ka qenë frymëzim për të gjithë.

Krasniqi pas takimit që Blair ka zhvilluar me liderët e partive opozitare, ka thënë se biseda tregoi për rëndësinë e bashkëpunimit të mirë me ndërkombëtarët.

“Biseda jonë e sotme nënvizoi edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit të mirë ndërkombëtar, krijimit të partneriteteve dhe kultivimit të raporteve të besueshme – në funksion të sigurimit të paqes, stabilitetit dhe integrimit euro-atlantik të vendit tonë. Ish-kryeministrit Blair i shpreha mirënjohjen e përjetshme të popullit tonë për mbështetjen e tij të vazhdueshme për Kosovën, posaçërisht atëherë kur kishim më së shumti nevojë. Kosova nuk do të harrojë asnjëherë liderishipin tuaj, zotëri kryeministër!”, ka shkruar Krasniqi.

Blair po qëndron në Kosovë në vigjilje të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

Ai ka zhvilluar takim me krerët shtetëror dhe ka mbajtur një adresim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Blair nga Kuvendi: Ne i dhamë fund një makthi, tash le të punojmë për të ardhmen e popullit të Kosovës

Ish-kryeministri britanik është takuar edhe me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.

Tony Blair shpallet “Qytetar Nderi” i Prishtinës

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika