Krasniqi: Kosova nuk guxon të shndërrohet në një vend ku gratë vriten në mënyrë të ripërsëritur

"Kosova nuk guxon të shndërrohet në një vend ku gratë vriten në mënyrë të ripërsëritur e ku nuk ka ndëshkushmëri maksimale. Kosova nuk guxon të kthehet në një vend ku gratë shndërrohen në numra"

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi

Pas vrasjes së 21-vjeçares në Ferizaj, ka reaguar i pari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili ka thënë se Kosova nuk guxon të shndërrohet në një vend, ku gratë vriten në mënyrë të ripërsëritur dhe ku shndërrohen në numra.

Krasniqi i ka shprehur ngushëllime familjes së 21-vjeçares.

“Ajo ishte 21 vjeç dhe kishte një djalë. Jeta e saj, pa filluar ende mirë, sot iu shua nga ish-bashkëshorti i saj. Një tragjedi që shkakton shumë dhembje dhe e cila nuk mund të përmblidhet me fjalë. Fatkeqësisht, një krim që vjen dhe ripërsëritet muaj pas muaji në vendin tonë.  Përtej fjalëve dhe thirrjeve, sot, rëndësi kanë veprat. Jo vetëm ato të organeve të drejtësisë, por të të gjitha mekanizmave të shtetit – politik dhe administrativ.

Kosova nuk guxon të shndërrohet në një vend ku gratë vriten në mënyrë të ripërsëritur e ku nuk ka ndëshkushmëri maksimale. Kosova nuk guxon të kthehet në një vend ku gratë shndërrohen në numra”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Pasditen e së premten, një 21-vjeçare u vra me armë zjarri nga ish-bashkëshorti i saj në Qendrën për Punë Sociale të Ferizajt, i cili të plagosur ka lënë edhe vëllain e saj.

Figura të ndryshme politike kanë reaguar për këtë, duke kërkuar dënim maksimal për kryesin e veprës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika