Krasniqi: Kosova nuk mund të mbetet edhe më tutje peng e tekeve të Albin Kurtit

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se kryeministri Kurti është duke e izoluar Kosovën nga jashtë, duke shtuar se Kosova nuk mund të mbetet edhe më tutje peng e tekeve të tij

Memli Krasniqi, kreu i PDK-së

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se kryeministri Kurti është duke e izoluar Kosovën nga jashtë, duke shtuar se Kosova nuk mund të mbetet edhe më tutje peng e tekeve të tij.

“Pas përjashtimit të Ushtrisë së Kosovës nga stërvitja e NATO-s, “Defender Europe 23”, tani edhe Bashkimi Evropian ka konfirmuar një sërë sanksionesh për vendin tonë, si pasojë e një qeverie aventuriere, e cila ka zgjedhur konfrontimin me aleatë, pas dështimit në çdo sektor përmes qeverisjes jokompetente. Me veprimet e tij, ky kryeministër i papërgjegjshëm po e vendosë Kosovën në hartën e vendeve të sanksionuara ku, nga Evropa, bëjnë pjesë vetëm Rusia, Bjellorusia, Moldavia e Republika Srpska”, ka shkruar Krasniqi.

“Të gjithë e dimë se nëpër çfarë sfida ka kaluar vendi ynë që nga çlirimi, për të arritur shpalljen e pavarësisë e deri tek ndërtimi i institucioneve dhe zhvillimi i vendit. Këtë rrugëtim të suksesshëm e kemi bërë vetëm falë koordinimit të ngushtë dhe mbështetjes nga aleatët tanë strategjik, në krye të të cilëve janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërsa, tash e mbi dy vjet të qeverisjes nga Albin Kurti, përveç stagnimit e degradimit në çdo sferë të jetës, Kosova po përjeton edhe sanksione nga miqtë e saj”, ka thënë kreu i PDK-së.

Krasniqi ka thënë tutje se gjatë kësaj periudhe lidershipi i kësaj partie ka bashkëbiseduar me anëtarësinë e PDK-së dhe me qytetarë, të cilët sipas tij janë të shqetësuar me gjendjen në Kosovë. Ai shton se krahas këtyre mbi 150 takimeve nëpër fshatra e qytete të Kosovës, ka zhvilluar takime edhe në Prishtinë me përfaqësues të botës akademike, shoqërisë civile, me akterë të jetës publike, me përfaqësues të mediave, përfaqësues të sektorëve të arsimit e shëndetësisë dhe të shumë sektorëve të tjerë, të cilët sipas tij janë të brengosur me këtë “mentalitet autokratik të qeverisjes” dhe me “izolimin ndërkombëtar që po e pëson vendi ynë”.

“Pas këtyre konsultave e diskutimeve të shumta, të hënën kam ftuar mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, për të diskutuar për gjendjen e rëndë në vend dhe për rrugën që është para nesh. Mbi të gjitha, për vendimet dhe veprimet që i kërkon kjo periudhë sfiduese”, ka shtuar tutje i pari i PDK-së.

Sipas tij, situata nuk është normale dhe nuk mund ta simulojmë normalitetin.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika