Krasniqi kujton Azem Bejtën: Të bëmat dhe veprimtaria e tij tejkaluan moshën e tij të re

Memli Krasniqi, kryetari i PDK-së, ka përkujtuar heroin kombëtar Azem Bejta në 100-vjetorin e rënies së tij

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka përkujtuar heroizmin dhe kontributin e Azem Bejtës në 100-vjetorin e rënies së tij.

Azem Bejta, një figurë e shquar e historisë kombëtare, është vlerësuar për rolin e tij të pazëvendësueshëm në rezistencën kundër pushtimit të trojeve shqiptare.

“100 vite më parë, në moshën 34 vjeçare, ra heroikisht një nga trimat më të rrallë të historisë tonë kombëtare, Azem Bejta. Edhe pse nuk jetoi gjatë, të bëmat dhe veprimtaria e Azemit tejkaluan moshën e tij të re. Ai ishte pjesë aktive e rezistencës kundër një perandorie që po shuhej dhe u bë personaliteti qendror i epokës së rezistencës së parë kundër pushtimit serb e jugosllav.

Qysh si 16 vjeçar, kur ia vranë babain, Bejtën, Azemi u betua për një jetë kundër pushtuesve dhe për lirinë e trojeve shqiptare. Në kuadër të Lëvizjes Kaçake, ai mori pjesë në shumë luftëra e beteja, përfshirë Kryengritjen e Drenicës, atë të Dukagjinit dhe më pas atë të Junikut”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Krasniqi përmendi edhe amanetin që kishte lënë Azem Bejta: “Duke mos dashur që as i vdekur të bie në duart e çetnikëve serbë, Azemi e kishte lënë amanet që të varroset në një vend sekret, të cilin do t’ia plotësonin pas rënies, gruaja e tij Shota dhe bashkëluftëtarët e tij, duke e varrosur në shpellën ‘Quku që kërset’, 75 metra të thellë. Për 47 vite trupi i heroit tonë do të pushonte aty, deri në rikthimin e tij në fshatin e lindjes, në Galicë”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika