​Krasniqi: Kurti duhet t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale për dëshmi

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi i kërkon Albin Kurtit të tregojë shembull dhe të përgjigjet pozitivisht ftesës së Prokurorisë Speciale, nëse nuk ka çka të fsheh

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Prokurorisë Speciale për dëshmi në rastin e rezervave shtetërore.

Sipas tij, nëse kreu qeveritar s’ka çka fsheh nuk duhet të frikësohet, por të jep shembullin se para drejtësisë të gjithë janë të barabartë. Ai deklaron se nuk e di nëse të kaluarën ndonjë prej ish kryeministrave ka dhënë dëshmi në Zyrën e Kryeministrit, siç po kërkon shefi i ekzekutivit.

Krasniqi në një intervistë për KosovaPress kritikon kreun qeveritar edhe për qasjen siç e quan ai të ulët në raport me ish kryeministrin Hashim Thaçi.

“Zotëri Kurti do të duhej t’i përgjigjej kërkesës. Nëse s’ka çka të fsheh dhe për çka të frikësohet ai do të duhej të jepte një shembull, pasi ka qenë njeriu i cili katër vite më parë fushatën e ka quajtur punë dhe drejtësi. Drejtësia është kjo. Drejtësia duhet të jetë e pandikuar, pavarur dhe verbër. Në këtë kuadër secili zyrtarë dhe kryeministri është shefi i ekzekutivit duhet të jepte shembullin e vet që është kontribut ndaj një drejtësie të tillë… 03:35 Unë personalisht nuk e di nëse ka pasur ndonjë rast të tillë. Nëse ka pasur raste të tilla deri tash do të diheshin”, thekson ai.

Sipas tij, letër-këmbimi me NATO-n, i ish kryeministrit të atëhershëm, Hashim Thaçi nuk ndalon prezencën e FSK-së në veriun e banuar me shumicë serbe, mirëpo nevojitet vetëm darkodim me misionin e NATO-s në Kosovë.

Ai deklaron se kryeministri Kurti ka dëmtuar raportet me NATO-n për çka shton se me qeverinë e re brenda vitit 2025 do t’i rikuperojnë raportet me aleancën trans-atlantike.

“Kjo është një qasje jashtëzakonisht e ulët e kryeministrit kur mundohet si me thënë me bërë elefant prej një miu të vogël. Kjo as s’ka qenë e fshehtë dhe as s’ka qenë befasuese kur e ka pa ai dhe as e panjohur. Ne është dashur të kemi një funksionim të shtetit në raport me partnerët strategjik ndërkombëtarë si të kaluarën. Ajo letër nuk thotë asgjë më shumë sesa FSK-ja kurdo që shkon në veri shkon e koordinuar në NATO dhe pa i befasuar ata.

Gënjeshtra që është munduar me krijuar zotëri Kurti me vetëdije është kinse letra thotë që FSK-ja nuk shkon në veri. Kjo është e pavërtetë pasi letra është publike…Është thënë se kurdo që dërgohen trupat duhet në koordinim…Brenda vitit 2025 do të rikuperojmë raportin e dëmtuar me NATO-n për të ndërmarrë veprime që na qojnë si hap të parë në Partneritetin për Paqe dhe më pastaj edhe në Planin Aksional për Anëtarësim”, thekson Krasniqi.

Ai thekson se institucionet dështuan t’i bindin aleatët ndërkombëtarë se Serbia qëndron prapa sulmeve terroriste në veri.

“Qeveria jonë ka dështuar pas sulmit terrorist në Banjskë ku ka pasur qartësi të plotë që jo vetëm që është organizuar nga Radoiçiq, por që ka pasur dijeni dhe planifikim dhe ndihmë edhe e shtetit serb. Për mua mbetet e pashpjegueshme dhe paarsyeshme absolutisht fakti që qeveria e Kosovës nuk ka arritur që të merr opinionin publik ndërkombëtarë në anën tonë dhe të nxjerrë Serbinë si fajtorin kryesor të këtij sulmi. Ka qenë një humbje e mundësisë siç janë humbur shumë mundësi të tjera. Ka qenë një situatë që është dashur të shfrytëzohet krejtësisht ndryshe”, deklaron lideri opozitarë.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika