Krasniqi: Kurti premtoi punësim e drejtësi ndërsa i mbushi institucionet me familjarë të pushtetarëve

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka rikujtuar se, në vend që Qeveria Kurti të zbatojë premtimet për punësim dhe drejtësi, ajo ka shënuar ngritjen e institucioneve dhe bordave me anëtarë të familjarëve dhe militantëve të partisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PD), Memli Krasniqi ka publikuar sot të gjeturat e Komisionit Evropian në raportin e fundit për Kosovën ku evidentohet ngecja e qeverisë aktuale në reformën e administratës publike.

Krasniqi ka rikujtuar se Qeveria Kurti, e cila kishte premtuar punësim e drejtësi, pas ardhjes në pushtet i ka mbushur institucionet e pavarura dhe bordet me familjarë e militantë partiakë.

“Qeveria Kurti, e cila kishte premtuar punësim e drejtësi, ka mbushur institucionet e pavarura dhe bordet me familjarë e militantë partiakë. Ndërkaq, Ligji për Paga, më shumë është padrejtësi dhe pabarazi, sesa sistem fer shpërblimi”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika