Krasniqi-Kurtit: I kurorëzuat tërë ato negociata duke pranuar propozimin evropian me entuziazëm

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pranuar propozimin evropian me vullnet dhe entuziazëm të plotë, siç është shprehur ai, nëse do të varej prej tij është çështje ditësh edhe nënshkrimi i këtij propozimi.

“Të përgëzoj për performancën, ishte interpretuese. I kurorëzuat ato negociata me marrëveshjen e bazuar në propozimin evropian, u pranua me vullnet dhe entuziazëm të plotë nga Kurti dhe duket se nëse do të varet prej tij është çështje ditësh edhe nënshkrimi i saj”, ka thënë Krasniqi.

Sipas tij, nëse analizohet preambula e kësaj marrëveshjeje, Kurti është pajtuar që të kapërcejë trashëgiminë e së kaluarës.

“Nëse analizohet preambula e kësaj marrëveshjeje, Kurti është pajtuar që të kapërcejë trashëgiminë e së kaluarës. Po e kapërcejmë pa e trajtuar siç kemi kërkuar vite me radhë, adresimin e krimeve të luftës siç kemi bërë vite me radhë”, ka vijuar ai.

Sipas tij, njohja e shtetit të Kosovës nga Serbia është shumë e nevojshme dhe nuk mund të arsyetohet kaq lehtë nga kryeministri Kurti.

“Të bëhemi anëtarë të OKB-së e NATO-s e ata le të mos na njohin 100 milionë vjet. Për mua është e vështirë të arsyetoj që tash e tutje të mos kërkojmë njohje de-jure nga Serbia. Rrjedhimisht nga situata e para dy viteve kur gjithë aletatët tanë flisnin për njohje , Kurti ka përfunduar në një kompromis tepër të rëndë”.

 

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika