Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi sërish ka kërkuar nga kryeministri, Albin Kurti që të shkojë së bashku me të në veri të vendit dhe të shohin situatën nga afër.
Ai e ka fajësuar Kurtin për shtrembërim të situatës në veri duke i thënë se “Lehtë e ke nga Prishtina, lej fjalët, qu shkojmë në veri”.
“Pse nuk po e dërgon Erden Atiqin në komunë? Hajde shkojmë në veri e të qojmë Erden Atiqin në komunë, nuk është komuna në Çabër as në Lipë, as në mahallë të boshnjakëve. Veriun e ke parë kur ke shkuar me 40 policë, nuk guxoni të shkoni atje”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka theksuar sërish se Kurti është çlirimtar i serbëve duke thënë se heroi i Albin Kurtit është Oliver Ivanoviqi.
“Del mundohesh ta shtrembërosh të vërtetën, mos më fol për shkurt të 2000 nuk ke qenë as në Kosovë. A din kush iu ka pri bandave për vrasjen e shqiptarëve? – Heroi i Albin Kurtit , Oliver Ivanoviqi. Je çlirimtar i serbëve. Atij të cilit i thurr elozhe. Lej pallavrat zotni, lej”, ka thënë Krasniqi.
Ai e ka pyetur “Kurtin se si ndihet” pas sanksioneve nga ShBA-ja.
“Pata qef ta jep një përgjigje, qysh ndihesh që je shqiptari i parë në Kosovë që ki përgjegjësi institucionale që të penalizon Amerika, qysh nihesh në një shtet që është cliruar nga Amerika që ta përjashtojë ushtrinë prej stërvitjes ushtarake? Pse nuk po përgjigjesh a të tërheqesh a jo, mundesh me shpresu të mbash zgjedhje, por për dy komuna nuk të pyet mo njeri tjetër. Neve do të na mbetet fatura e gabimeve të Kurtit”, ka vijuar ai.
Ndryshe, veriu u trazua nga 26 maji, kur Policia e Kosovës i ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe – Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – të hyjnë në objektet komunale.