Krasniqi-Kurtit pas skandalit në Pejë: Kryeministër dilni zot pacientëve, krimi ta ka kapluar sektorin

Një rast i rëndë dyshohet të ketë ndodhur javën e kaluar në Spitalin e Pejës, ku një foshnje e pajetë është futur në rrobalarëse. Pas këtij raportimi, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë apel që ministri i Shëndetësisë të caktohet sa më shpejt dhe që kryeministri Kurti t'i kushtojë vëmendje këtij sektori, pasi sipas tij, ky sektor është kapluar nga krimi

Memli Krasniqi- kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ngritur një pyetje pas skandalit të fundit në Spitalin e Pejës, në të cilin, u raportua se një foshnje e vdekur ishte futur në rrobalarëse.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se sektori i shëndetësisë është kapluar nga krimi.

“Edhe çka tjetër duhet të ndodhë në Kosovë, që kjo Qeveri ta marrë seriozisht shëndetësinë? Ku është ministri? Ku është drejtori i SHSKUK-së? Pse është tentuar që të fshihet ky rast? Vetëm tri javë më parë një grua u vra në oborrin e një institucioni shëndetësor publik. A i ka mbetur fije morali ndokujt në këtë Qeveri, apo të gjithë shikojnë vetëm postet dhe privilegjet personale? Caktojeni atë ministër sa më shpejt Kryeministër, e dilni zot pacientëve. Krimi ta ka kapluar sektorin. I shokuar!”, ka shkruar Krasniqi.

Një rast i rëndë dyshohet të ketë ndodhur javën e kaluar në Spitalin e Pejës, ku një foshnje e pajetë është futur në rrobalarëse.

Ndërkaq, dyshohet se trupi i pajetë i foshnjës është bërë copa-copa.

Rastin për Portalin Dukagjini, e kanë konfirmuar nga Prokuroria e Pejës, duke bërë të ditur se pas marrjes së informatave, prokurorja e krimeve të rënda bashkë Inspektoratin shëndetësor kanë dalë në vend të ngjarjes.

Sipas Prokurorisë, rasti është në fazën hetimore derisa kanë shtuar se janë duke i pritur raportet e Inspektoratit për veprime të mëtutjeshme.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika