Albert Krasniqi, nga Demokracia Plus, ka reaguar pas miratimit në leximi të parë të Projektligjit për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Ai ka thënë se nuk bën të mendohet që një shtet demokratik në Kuvendin e tij, në mënyrë të vetëdijshme, e ka miratuar “një projektligj që nuk garanton të drejtat themelore të njeriut, që nuk respekton standardet ndërkombëtare, dhe që është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit”.
Sipas Krasniqi, Kuvendi i Kosovës sot ka bërë një gabim të madh.
Tutje, ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës, e ka të vështirë që t’i adresojë vërejtjet e këtij projektligji.
“Të vetmin argument që Qeveria kishte, ishin numrat që kontrollonte në Kuvend”, theksuar Krasniqi.
Ndërkohë, ai ka propozuar se ky Projektligji duhet të rikthehet në qeverinë e Kosovës, e të trajtohet nga një grup gjithëpërfshirës, i cili do të ketë për detyrë që t’i adresojë të gjitha vërejtjet e Komisionit të Venecias dhe grupeve të tjera të interesit.
“Dhe drafti i dytë duhet t’i dërgohet sërish Komisionit të Venecias për vlerësim, dhe kështu të veprohet deri në adresimin e vërejtjes së fundit”, ka thënë Krasniqi.
Ai ka theksuar ende ka kohë që qeveria ta korrigjojë këtë gabim.