Krasniqi: Kuvendi s’duhet ta vazhdojë punën, e domosdoshme të shkojmë në zgjedhje

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, edhe një herë e ka përsëritur qëndrimin e partisë së tij për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

Ai në Kuvendin e Kosovës kërkoi edhe nga partitë e pozitës, që përmes një mocioni të shpërndahet Kuvendi i Kosovës.

“Ky Kuvend, të cilin në mandatin e juaj nuk i punojnë as pajisjet, nuk duhet me vazhdu punën. Ju ftoj publikisht të merremi vesh, ta bëjmë një mocion dhe ta shpërndajmë kuvendin, sepse kjo legjislaturë s’mundet të kalojë asgjë, as ligje, as amendamente, mos të flasim për marrëveshje ndërkombëtare. Është bllokim i punëve të brendshme, e mos të flasim për izolimin e jashtëm që tashmë edhe me sanksione e keni sjellë Kosovën”, tha ai.

Krasniqi tha se mandati duhet t’u kthehet qytetarëve, sepse sipas tij, ata nuk e kanë votuar këtë Qeveri për t’i dëmtuar raportet me ndërkombëtarët.

“Do të ishte fer me qytetarët, me pas dakordim dhe me 2 të tretat, me ardhë solemnisht me shku në zgjedhje. T’ua kthejmë mandatin qytetarëve, le të vendosin, ata a janë të interesuar vërtet që të vazhdojë Kosova në këtë rrugë që e keni dërguar. Kur ju kanë votuar, nuk ju kanë votuar për këtë konfrontim me aleatët ndërkombëtarë. Është e domosdoshëm të kemi dakordim politik, të shkojmë në zgjedhje të reja”, ka thënë ai.

PDK-ja sot gjatë ditës e ka bojkotuar mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit, po ashtu, në seancën që po mbahet ka refuzuar të marrë pjesë në votim për marrëveshjet ndërkombëtare.

Këto veprime vijnë si pasojë e raporteve jo të mira të Qeverisë së Kosovës me ShBA-në dhe BE-në.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika