Krasniqi: Lajm i mirë subvencionimi për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe private

Gjersa ka theksuar se vendimi për subvencionimin për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe private do të shtojë pjesëmarrjen e grave në tregun e punës., kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka theksuar se përpjekjet për ta implementuar në komunat e tjera do të jenë maksimale

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, e ka cilësuar si “lajm të mirë” subvencionimin për familjet e Prishtinës që kanë fëmijë nga 9 muaj deri në 6 vjeç për regjistrim në çerdhet private, të hyrat mujore të të cilave janë nën 500 euro.

Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi është shprehur se ky ishte vizioni që kishin për qytetarët gjersa theksoi se një vendim i tillë do të shtojë pjesëmarrjen e grave në tregun e punës.

“Ky është vendimi i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, udhëhequr nga Besianë Musmurati. Një lajm tejet i mirë, për të cilin jemi krenarë të gjithë, posaçërisht në këtë periudhë të vështirë të keqmenaxhimit të sektorit të arsimit nga Qeveria. Ky është vizioni ynë për të ndihmuar familjet kosovare në edukimin e hershëm të fëmijëve. Përmes kësaj politike, do të rritet përfshirja e fëmijëve në çerdhe dhe edukim të hershëm, do të shtohet pjesëmarrja e grave në tregun e punës, si dhe do të lehtësohet barra financiare për shumë familje të kryeqytetit”, ka shkruar Krasniqi.

Ky i fundit theksoi se kryeqyteti nuk do të mbetet vendi i vetëm përfitues nga ky vendim dhe se përpjekjet për ta implementuar në komunat e tjera do të jenë maksimale.

“Prishtina, me angazhimin tonë, nuk do të mbetet qyteti i vetëm, i cili përfiton nga kjo politikë mbështetëse dhe lehtësuese për familjet kosovare. Në të ardhmen, do të bëjmë përpjekje maksimale që kjo formë të aplikohet edhe në të gjitha komunat e tjera të Kosovës. E përgëzoj Besianën dhe ekipin e saj për këtë punë të mirë në shërbim të fëmijëve dhe familjeve të Kryeqytetit. Brenda kapaciteteve dhe resurseve, do të ketë vetëm punë të mira dhe konkrete në shërbim të qytetarëve aty ku PDK ka përgjegjësi për të qeverisur!”, ka shkruar Krasniqi.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka bërë të ditur se është hapur thirrja për subvencionim me nga 70 euro për familjet, të cilat duan t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në çerdhe private.

Ajo tha se secila familje e Prishtinës që të hyrat i ka nën 500 euro dhe ka fëmijë të moshës 9 muaj deri në 6 vjet, do të subvencionohen me 70 euro.

Po ashtu, ajo bëri të ditur se kategoritë që kanë përparësi për subvencionim janë nënat vetushqyese, fëmijët bonjakë, fëmijët me nevoja të veçanta, fëmijët me prindër të divorcuar, fëmijët e invalidëve të luftës dhe veteranëve të UÇK-së.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika