Krasniqi: Mbi 40 serbë nga Leposaviqi biseduan me Kurtin për shqetësimet e tyre

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se mbi 40 qytetarë serbë nga Komuna e Leposaviqit kanë marrë pjesë në një takim sot me kryeministrin Albin Kurti, për të diskutuar për brengat dhe kërkesat e tyre

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë të ditur se mbi 40 qytetarë të komunitetit serb nga Komuna e Leposaviqit morën pjesë në një takim me kryeministrin Albin Kurti këtë të mërkurë, për të diskutuar për shqetësimet dhe kërkesat e tyre specifike.

Ministri Krasniqi në “Debat Plus”, gjithashtu, ka theksuar se mbi tre mijë qytetarë nga Komuna e Leposaviqit kanë aplikuar për subvencione të ndryshme në fushën e bujqësisë, të arsimit dhe të shëndetësisë, duke e vlerësuar këtë si një shenjë se Republika e Kosovës po punon për të ofruar shërbime të nevojshme për qytetarët në veri të vendit.

“Mbi tre mijë qytetarë kanë aplikuar për subvencion të ndryshëm në fushën e bujqësisë, arsimit, shëndetësisë dhe këto janë shenja të rëndësishme se Republika jonë atje përmes zyrave të kryetarit po ka mundësi. Në takimin me kryeministrin Kurti edhe neve sot, aty ishin mbi 40 pjesëtarë të komunitetit serb nga Komuna e Leposaviqit, të cilët biseduan hapur për brengat e tyre, për kërkesat e tyre specifike se si edhe qeverisja lokale dhe ajo qendrore mund t’i qëndrojë… Kjo tregon për një pasqyrë tjetër të veriut tonë”, ka deklaruar Krasniqi.

Ndër të tjera, ai ka thënë se siguria në veri të vendit sot është shumë më ndryshe nga më herët.

“Reagimet e Listës Serbe tregojnë pazotësinë e tyre për të menaxhuar situatën politike”

Krasniqi lidhur me reagimin e Listës Serbe në lidhje me vizitën e kryeministrit Albin Kurti në veri, ka theksuar se tregon pazotësinë e tyre për të menaxhuar situatën politike, duke shtuar se nuk priste asgjë pozitive nga ana e tyre.

Lista Serbe për vizitën e Kurtit në veri: Ka për qëllim destabilizimin e situatës dhe shkaktimin e tensioneve të reja

Sipas tij, reagimi i Listës Serbe është vetëm një dëshmi e pafuqisë së tyre.

“Reagimet e tyre në këtë moment tregojnë pazotësinë e tyre për të menaxhuar situatën politike. Nuk do të prisja asgjë pozitive nga Lista Serbe, reagimi i tyre është vetëm një reagim që tregon pafuqinë e tyre. E rëndësishme në këtë moment është takimi i kryeministrit më strukturat e Komunës së Leposaviqit, kryesuesin e Kuvendit të komunës, nënkryetaren e komunës, asambleistët të tjerë, por edhe qytetarët që janë të angazhuar në Komunën e Lepsoavqit, qytetarë të cilët dëshirojnë të çlirohen nga presionet e Listës Serbe dhe Beogradit dhe të krijojnë hapësira për qytetarët e tjerë që të përfitojnë shërbime nga komuna.”, ka deklaruar ai.

 

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika