Krasniqi mbledh kryesinë e PDK-së: Qëndrimi për planin evropian mbetet i pandryshueshëm

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi pas takimit me emisarin e BE-së për dialog, Lajçak ka ftuar mbledhjen e kryesisë së partisë, ku është theksuar se qëndrimi i PDK-së mbetet  konsistent dhe i pandryshueshëm në lidhje me planin evropian

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi me kryesinë e partisë së tij

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ftuar të premten mbledhjen e Kryesisë së partisë, ku është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend.

I pari I PDK-së ka njoftuar Kryesinë për takimet dhe komunikimet e ditëve të fundit që ka pasur me akterë të ndryshëm, vendorë dhe ndërkombëtarë, pas dakordimit të kryeministrit, Albin Kurti për propozimin evropian.

Gjatë këtij takimi, Krasniqi i ka informuar anëtarët e Kryesisë edhe për takimin me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, të cilin e priti sot në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Qëndrimi i PDK-së mbetet  konsistent dhe i pandryshueshëm në raport me këtë marrëveshje, e cila është e pamjaftueshme dhe mundësi e humbur për një progres final, të cilin e kanë pritur të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se kjo marrëveshje sipas tij heq dorë prej arritjes së njohjes së ndërsjellë.

“Kryeministri Kurti e ka keqpërdorur legjitimitetin qytetar për t’i bërë një dëm afatgjatë Kosovës, duke ia zvarritur në pafundësi konfliktin e ngrirë me Serbinë”, ka thënë Krasniqi.

Në fund të këtij takimi, u dakordua që javën e ardhshme të ftohet edhe mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika