Krasniqi me Tahirin dhe Ismailin në Hagë: Jemi thellësisht të bindur se ata do të dalin fitimtarë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri dhe nënkryetari i saj, Uran Ismaili, nga Haga kanë thënë se janë 'thellësisht të bindur' se në gjykimin e sotëm të ish-krerëve të UÇK-së, "ata do të dalin fitimtarë"

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri dhe nënkryetari i saj, Uran Ismaili, janë duke qëndruar në Hagë.

Përmes një postimi, Krasniqi është shprehur krenar për “dinjitetin kombëtar që manifeston UÇK-ja”.

“Krenar për dinjitetin kombëtar që manifeston UÇK-ja, bashkë me Uranin e Abelardin jam sot në Hagë, për të ndjekur nga afër fillimin e procesit gjyqësor ndaj çlirimtarëve tanë”, ka shkruar Krasniqi.

I pari i PDK-së ka thënë se janë të bindur se edhe në këtë “betejë” për të vërtetën e epokës së lavdishme të lirisë sonë, ata do të dalin fitimtarë.

“Duke besuar në drejtësi, jemi thellësisht të bindur se edhe në këtë betejë të fundit për të vërtetën e epokës së lavdishme të lirisë sonë, ata do të dalin fitimtarë”.

Këtë të hënë do të fillojë gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë të Holandës.

Sot nis gjykimi ndaj Thaçit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika