Krasniqi merr pjesë në lutjet e mëngjesit në Uashington DC, falënderon kongresistët

lideri i PDK-së, Memli Krasniqi ka shprehur qëndrimin e popullit të Kosovës duke thënë se koordinimi dhe bashkëpunimi me SHBA-të në arritjen e aspiratave drejt integrimit është i pa alternativë.





Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Washington DC, Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka marrë pjesë në takimin tradicional të mëngjesit të lutjeve, që mbahet çdo të enjte në Kongresin Amerikan.

Në kuadër të saj, Krasniqi ka falënderuar kongresmenët për rëndësinë e veçantë që i kushtojnë Kosovës dhe popullit tonë në kuadër të angazhimit të tyre.

“Ishte nder i veçantë që në kuadër të vizitës sime zyrtare në Washington DC, të ftohem për të marrë pjesë në takimin tradicional të mëngjesit të lutjeve, që mbahet çdo të enjte në Kongresin Amerikan. Rreth 20 kongresmenë me përvojë, të cilët u kthyen në Kongres pas zgjedhjeve të mesit të mandatit që u mbajtën javën e kaluar në SHBA, i falënderova për rëndësinë e veçantë që i kushtojnë Kosovës dhe popullit tonë në punën e tyre”, ka thënë ai.

Përmes bisedave me kongresmenët nga South Carolina, Michigan, Texas dhe Virginia, lideri i PDK-së ka shprehur qëndrimin e popullit të Kosovës duke thënë se koordinimi dhe bashkëpunimi me SHBA-të në arritjen e aspiratave drejt integrimit është i pa alternativë.

“Në biseda shumë miqësore, në mënyrë të veçantë me kongresmenët Joe Wilson nga South Carolina, Tim Walberg e John Moolenar nga Michigan, Louie Gohmert nga Texas, Juan Vargas nga California dhe Bob Good e Ben Cline nga Virginia, shpreha qëndrimin e vendosur të popullit të Kosovës që, pas sukseseve që kemi arritur së bashku deri më sot përmes koordinimit dhe bashkëpunimit, rrugëtimi ynë përpara drejt aspiratave të fuqizimit dhe integrimit nuk ka alternativë tjetër”, tha Krasniqi.

Ndërkaq, Krasniqi shtoi se populli i Kosovës është falënderues ndaj SHBA-ve për rolin e tyre në krijimin dhe ndërtimin e shtetit.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika