Krasniqi: Ministria e Arsimit ua ke vështirësuar jetën prindërve dhe nxënësve

Ministria e Arsimit me vendimin për librat po konsiderohet se u ka bërë jetën më të vështirë, prindërve dhe nxënësve sipas profesorit Milazim Krasniqi

Milazim Krasniqi, Profesor

“Ministria e Arsimit ua kë vështirësuar jetën prindërve dhe nxënësve”,  kështu ka vlerësuar profesori i Universitetit të Prishtinës Milazim Krasniqi.

Sipas Krsaniqit, shumë qytetarë nuk kanë llogari bankare dhe nuk din të qasen në internet.

“Shumë prindër nuk kanë llogari bankare, të tjerë nuk kanë qasje në internet, shumë nuk dinë si të procedojnë. Mund të ketë edhe të tjerë që paratë mund t’i harxhojnë për ndonjë hall tjetër”, ka thënë ai.

Tutje ai ka shtuar duke thënë se roli i qeverisë është t’ua bëjë jetën me të lehtë qytetarëve dhe jo të bëjë të kundërtën.

“Ky veprim i ministrisë me librat vërtet është i palogjikshëm. Qeveria e ka mandatin t’ua lehtësojë jetën njerëzve e jo t’ua shtojë problemet. Raportet me botuesit rregullohen ndryshe, jo në dëm të nxënësve e familjeve”, ka përfunduar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Nënshkruhet Deklarata për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në Tiranë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes që thekson angazhimin e tri shteteve për forcimin...

Të fundit nga rubrika