Krasniqi: Mund të kemi një përshkallëzim të situatës politike në veri

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në një intervistë për emisionin "FIVE" në RTV Dukagjini, më 23 maj 2023

“Gjithçka është e mundshme, nuk e përjashtoj mundësinë të kemi një përshkallëzim të situatës politike, nuk e përjashtoj mundësinë të ketë veprime të tjera, mendoj që krejt këto elemente do ta ndikojnë situatën e ardhshme”.

Kështu ka deklaruar kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në lidhje me ceremoninë e betimit të kryetarëve të rinj në katër komunat veriore, pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme më 23 prill.

Në emisionin “FIVE”, Krasniqi ka thënë se sovranitet më pak në veri sesa tani ka pasur vetëm në kohën pas shpalljes së pavarësisë.

Sipas tij, është absurde të thuhet se ka sovranitet në këtë kohë, teksa ka theksuar se këtë e thotë vetëm Kurti dhe surrogatët e tij.

“Sovranitet më pak se tash në veri ka pasur më pak, ndoshta vetëm pak pas shpalljes së pavarësisë. Nuk e di çka kupton me sovranitet Kurti dhe surrogatët e tij, kur nuk ka asnjë institucion atje? Janë rikthyer strukturat paralele atje, janë më të fuqishme se çdoherë, nëse ky është sovranitet është ndryshe qysh e sheh bota e ndryshe qysh e sheh Kurti, është absurde të thuhet një gjë e tillë”.

Sipas tij, në kohën e qeverisjes së PDK-së ka pasur investime në veri, janë ndërtuar vendbanime të reja, policët e inspektorët kanë punuar sipas ligjeve të Kosovës.

“Në kohën kur kemi qeverisë ne, kemi investuar në veri të vendit, kemi ndërtuar vendbanime të reja, kemi krijuar një kontekst ku ka pasur integrim, krejt policët e inspektorët kanë punuar sipas ligjeve të Kosovës, njësinë speciale na e kemi cuar atje. Gjithmonë është luftuar krimi dhe kontrabanda në veri prej vitit 2010 kur është bërë intervenimi i parë që e ka konsoliduar kontrollin në anën veriore, jo vetëm që ka pasur prezencë, ka pasur veprime, arrestime, depërtime, është mbajtur rendi”, ka vijuar ai.

Ai ka theksuar se nëse ka sovranitet atje, duhet të pyeten qytetarët e jo kryeministri, e as opozita.

“Mos më pyetni mua, as Kurtin, shkoni pyetni në Lipë, Zhazhë, Qabër, Lagjen e Boshnjakëve, pyetni qytetarët dhe sfidat e tyre si jetojnë”, ka theksuar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika