Qeveria e Kosovës shpall interes publik për ndërtimin e një rezidence, që do t’u shërbejë personave me autizëm e sindromën down dhe aftësi të tjera të kufizuara.
Kësisoj, nga qeveria, me qëllim të realizimit të interesit publik, sipërfaqet kadastrale iu dhanë shoqatës “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e këtij kompleksi.
Cenë Krasniqi, nga shoqata “Autizmi”, thotë se ndërtimi i një rezidence të tillë është i nevojshëm.
“Kjo është e domosdoshme, është iniciativë e kahershme që ka fillu me marrë formën e vet të realizimit, është nevojë e madhe që Kosova ta ketë një qendër të tillë,” tha Krasniqi në emisionin “Rreth e Rrotull”.
Teksa shpresë ka që kjo do të realizohet sa më shpejt.
Në anën tjetër, psikologia Arlinda Gashi thotë se një qendër rezidenciale do të sjellë efekte pozitive.
“Një qendër rezidenciale i ka efektet e mira, po flasim për personat që kanë nevojë për përkujdesje gjatë gjithë ditës, ku kjo për familjarët mund të jetë e vështirë për ta,” tha Gashi.