Krasniqi në Ditën e Evropës: BE po vonohet padrejtësisht karshi qytetarëve të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bëri thirrje që unioni evropian t’i ketë parasysh posaçërisht vetë vlerat e saj karshi qytetarëve të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

“Dinjiteti njerëzor, Liria dhe Barazia janë tri prej vlerave kryesore që qëndrojnë në themelet e Bashkimit Evropian si konstruksion politik, ekonomik e shoqëror. Sot, me 9 maj, Ditën e Evropës, ripërsëritim edhe një herë qëndrimin, synimin dhe vizionin e palëkundur të Kosovës për të përqafuar e përbrendësuar këto vlera”.

Kështu është shprehur kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me rastin e Ditës së Evropës teksa ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që t’i ketë parasysh këto vlera karshi popullit të Kosovës.

“Kërkojmë nga Bashkimi Evropian që të respektojë posaçërisht këto tri vlera karshi qytetarëve të Kosovës: dinjitetin njerëzor të qytetarëve tanë të izoluar, lirinë e mohuar drejt perëndimit dhe barazinë me qytetarët evropian, e cila po vazhdon të na mungojë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Sipas tij, BE po vonohet “padrejtësisht”, ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Ilustrim

“Kosova është sot shteti i vetëm i izoluar në Evropë, pa liri të lëvizjes, përkundër plotësimit të kushteve për lëvizje të lirë vite më parë. Prandaj, çdo ditë, e posaçërisht sot, BE-ja duhet të kthejë sytë edhe nga Kosova dhe kosovarët, populli më proevropian në Ballkan, dhe të hapë dyert për ne”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën e Evropës duke thënë se Kosova qëndron e bashkuar me aleatët e saj në këtë kohë sfiduese.

E para e vendit, përmes një postimi në Twitter, gjithashtu, ka bërë thirrje që Bashkimi Evropian(BE) t’i japë fund, siç thotë ajo “katër viteve të mohimit të padrejtë dhe të papranueshëm të liberalizimit të vizave për Kosovën”.

“Si shteti më proevropian në botë, sot Kosova shënon Ditën e Evropës në mbarë vendin tonë. Ne qëndrojmë të bashkuar me aleatët tanë në këtë kohë sfiduese. Por ne, gjithashtu, bëjmë thirrje për t’i dhënë fund 4 viteve të mohimit të padrejtë dhe të papranueshëm të liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka theksuar se në këtë ditë të Evropës, mendon edhe për popullin ukrainas që po përballet me ferrin e agresionit rus.

Sipas Osmanit, Kosova qëndron fort në anën e një Evrope të tërë, të lirë dhe në paqe.

Osmani kërkon nga BE-ja që t’i japë fund mohimit të lëvizjes së lirë

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika