Krasniqi në Drenas: Hamza s’është politikan i fjalëve, por njeri i veprave – me të fiton Kosova

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi sonte(e mërkure) në qytetin e Drenasit ka folur para një mase të madhe të qytetarëve dhe simpatizantëve të partisë për kandidatin e tyre për kryeministër, Bedri Hamza, duke thënë se nuk është politikan i fjalëve, por siç u shpreh ai, është njeri i veprave.

Krasniqi tha se me Bedri Hamzën fiton Kosova dhe u shpreh se me Partinë Demokratike, Kosova ecën përpara.

“Na duhet një lider me vizion, me dije dhe integritet dhe atë lider jemi krenar të gjithë që e kemi në Partinë Demokratike të Kosovës, ai është Bedri Hamza.

“Bedri Hamza nuk është politikan i fjalëve, por njeri i veprave, njeri i rezultateve, njeri që e ka përkushtuar jetën e tij në shërbim të Kosovës, njeriu që e stabilizoi ekonominë e Kosovës, njeriu që rriti pagat për mësuesit, mjekët, policët dhe ushtarët, njeriu që në çdo pozitë e ka vënë Kosovën të parën”.

“Si kryeministër, ai do t’i kthejë përsëri shpresën dhe ditët e bardha Kosovës, ai do ta rikthejë dinjitetin e udhëheqjes që i shërben popullit dhe jo vetes. Me Bedri Hamzën fiton Kosova, me PDK-në Kosova ecën përpara”, ka thënë Krasniqi para mijëra qytetarëve.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika