Për nder të 23-vjetorit të Çlirimit të qyetit të Drenasit, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka bërë homazhe tek varret e dëshmorëve së bashku me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci.

“Në këtë ditë, kujtuam dhe nderuam luftën e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët dhe martirët e Drenasit, të cilët sakrifikuan gjithçka për lirinë tonë”, ka shkruar Krasniqi.
Krasniqi ka shtuar se janë mirënjohës edhe miqve tanë ndërkombëtarë, NATO-s, SHBA-ve dhe shteteve të tjera demokratike, të cilat iu bashkuan në misionin për çlirimin e vendit.
“Të gjithë qytetarëve të Drenasit, urime Ditën e Çlirimit”, ka përfunduar kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.
