Krasniqi: Në Kosovën shumë etnike s’mund të ketë Asociacion një etnik

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, thotë se në Kosovën shumë etnike nuk mund të ketë asociacion një etnik. Krasniqi i është përgjigjur me një ftesë për diskutim edhe kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq, e cila ka deklaruar janë vend model për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicat, duke veçuar kështu Këshillet Kombëtare të pakicave si mekanizmi më i mirë i respektimit të të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi

Ministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), Elbert Krasniqi

Në sytë e kryeministres Ana Brnabiq, Serbia është vendi model për garantimin e lirive dhe të drejtave për pakicave. Ndërkaq Këshillet Kombëtare të pakicave sipa saj janë mekanizmi më i mirë i respektimit të të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi.

Kështu thotë Brnabiq, por statistikat të paktën për pakicën shqiptare tregojnë thonë ndryshe.

Në Luginën e Preshevës nga 48 inspektorë vetëm njëri është shqiptar.

Në shërbimin kadastral nga 15 të punësuar vetëm 1 i punësuar i përket kombësisë shqiptare. Në Gjykatën në nivel qarku nga 216 gjykatës, 7 janë shqiptarë nga ta 4 të deklaruar si shqiptarë. Nga 492 policisë sa janë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, vetëm 30% e tyre janë shqiptarë.

Sipas të dhënave të Këshillit Kombëtar Shqiptar nga 23 zjarrfikës vetëm njëri është. Në burgun në nivel të qarkut 39 persona janë të punësuar asnjëri shqiptar. Pra kjo është gjendja në komunat ku shqiptarët janë shumicë dërmuese mbi 100 mijë të regjistruar së fundmi, ndërsa nëpër institucione janë minoritet.

Pra Këshilli Nacional që sipas Ana Brnabiq është garantues për të drejtat, por Këshilli Kombëtar Shqiptar ka mbledhur këto të dhëna që demantojnë katërcipërisht kryeministren serbe.

Nisur nga kjo deklaratë Brnabić është ftuar në një takim nga një Ministër i Qeverisë së Kosovës, e që i përket komunitetit egjiptas.

“Kjo ftesë është në atë drejtim, nëse beson që serbët në Kosovë nuk kanë të drejta të mjaftueshme atëherë eja e të bisedojmë… Nëse zonja Brnabiq është thellësisht e bindur që ky është modeli më i mirë atëherë ftesa ishte shumë e hapur e drejtëpëdrejt që eja dhe të bisedojmë për një këshill të tillë për komunitetet në Kosovë po me theks të veçant për komunitetin serb”, ka thënë ministri, Elbert Krasniqi.

Sipas Krasniqit, Bërnabiq ende nuk është përgjigjur pozitivisht pas kësaj ftese, por nëse takohen thotë se diskutimi do të bazohet në parimet e reciprocitetit.

“Besoj se të drejtat e komuniteteve në Kosovë nuk mund ta avansohen asesi nëse ato izolohen dhe do të kenë karakter një etnik. Gjithçka në Kosovë është ndërtuar në frymën e Kosovës shumë etnike…Ne në Kosovën shumë etnike nuk mund të kemi një asociacion një etnik”, ka shtuar Krasniqi.

Sa u përket komunitetit serb në Kosovë, ata kanë prezencë të gjitha institucionet publike e madje kanë edhe poste ministrore. Aktualisht, Nenad Rashiq është ministër për komunitete dhe kthim.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika