Krasniqi: Në krye të piramidës korruptive është ambasadori Martin Berishaj

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, në fjalën e tij në seancën e Kuvendit ku po diskutohet për zhvillimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ambasadori i Kosovës në Kroaci Martin Berishaj, janë kryeshefat e kësaj.

Ai ka theksuar se një kryeministër do të duhej të kërkonte shkarkimin e Bordit dhe kryeshefit të arrestuar pa e paragjykuar fajësinë e tij, sepse, sipas tij, kjo është postulat ligjor e kushtetues.

“Në krye të piramidës korruptive është ambasadori Martin Berishaj. Berishaj me Kurtin janë kryeshefat”, ka thënë ai.

Krasniqi ka potencuar se Qeveria Kurti “abuzimet” më të mëdha i ka bërë në sektorin e energjisë.

“Përmes skemave korruptive dhe keqpërdorimit të pushtetit absolut. Qytetarët sot e kanë jetën më të vështirë, jetojnë më keq si pasojë e këtyre abuzimeve, sepse me këto para që janë abuzuar ka pasur mundësi të bëhen investime në shumë sektorë”.

“Konsideroj që tema për të cilën jemi mbledhur përkundër këtij joserioziteti është e rëndësishme për qytetarët e Kosovës, sepse po flasim për dyshimet për keqpërdorimet marramendëse të cilat nuk janë të papritura në sektorin e energjisë dhe përkundër kësaj janë befasuese sjelljet e shumicës qeverisëse e kryeministrit para së gjithash. Ne s’e kemi pasur këtë situatë këtu, është hera e parë që ndodhë diçka e tillë, përkundrazi pa opozitën duke i ikur debatit fillimisht vjen kryeministri dhe lëre që e mbron shokun e bashkëpartiakun e tij, por fillon e sulmon e shantazhon komplet sistemin e drejtësisë duke i kërcënuar me emra prokurorët në një proces që sapo ka filluar”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika