Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka falënderuar qytetarët e Mushtishtit të Suharekës për pritjen gjatë tubimit elektoral të mbajtur mbrëmë.
Krasniqi ka falënderuar qytetarët edhe mbështetjen e sinqertë ndaj vizionit të PDK-së për një Kosovë më të mirë.
“Mbrëmë, në Mushtisht, morëm fjalë, varg e çark, për t’i thurur kangë një Kosove ma të mirë, të denjë për ëndrrat e fëmijëve tanë. Faleminderit për pritjen, ngrohtësinë dhe mbështetjen e sinqertë, Mushtisht! Thirrja juaj është misioni ynë: Kosovën do ta bëjmë #MaMirë!”, ka shkruar ai në Facebook.