Krasniqi: Ne shpenzuam 3.3 milionë euro për tekste shkollore, VV-ja këtë vit 12 milionë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Memli Krasniqi, e ka akuzuar Qeverinë Kurti për korrupsion me tekstet shkollore.

Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë një krahasim duke thënë se në kohën kur për herë të fundit partia e tij e ka drejtuar Ministrinë e Arsimit, më 2017-18, janë shpenzuar 3.3 milionë euro për librat e 247 mijë nxënësve, ndërsa këtë vit nga VV-ja siç thotë ai janë shpenzuar rreth 12 milionë euro për libra.

Sipas Krasniqit, vetëm vitin e kaluar, në vitin shkollor 2022-23, qeveria shpenzoi rreth 17 milionë euro për librat e rreth 210 mijë nxënësve.

“Në vitin e fundit që PDK e ka udhëhequr Ministrinë e Arsimit, në vitin shkollor 2017-18, janë shpenzuar 3.3 milion euro për librat e 247 mijë nxënësve. Sivjet, kur Vetëvendosje e udhëheq Ministrinë e Arsimit, janë shpenzuar rreth 12 milion euro për libra – ndonëse nuk janë kompensuar librat e nxënësve të klasëve 6-9. Vitin e kaluar, në vitin shkollor 2022-23, janë shpenzuar rreth 17 milion euro për librat e rreth 210 mijë nxënësve”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje Krasniqi thotë se ndonëse janë rreth 40 mijë nxënës më pak, “Qeveria e Vetëvendosjes ka shpenzuar rreth 9, respektivisht 14 milion euro më shumë”.

“Pra, ndonëse janë rreth 40 mijë nxënës më pak, Qeveria e Vetëvendosjes ka shpenzuar rreth 9, respektivisht 14 milionë euro më shumë! Kësaj i vjen era korrupsion dhe keqpërdorim i madh në kurriz të nxënësve dhe prindërve të tyre” ka vijuar Krasniqi duke thënë se për këtë arsye u themelua komisioni hetimor parlamentar për të zbardhur se “çfarë ka ndodhur me këtë proces skandaloz të furnizimit të nxënësve me libra”.

Shija e redaktorit

“Dukagjini Resort” te Rana e Hedhur, në fillim të rrugës...

"Dukagjini Resort" është një projekt i jashtëzakonshëm arkitekturor te Rana e Hedhur, në kilometrat e parë të rrugës së re Shëngjin-Velipojë. Resorti, puna për ndërtimin...

Distria Krasniqi shpallet për herë të tretë kampione e Evropës...

Distria Krasniqi ka shkëlqyer sërish në arenën ndërkombëtare të xhudos, duke fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian që po mbahet në Podgoricë të...

Kongresi Amerikan paraqet rezolutë kundër krimeve të dhunës seksuale në...

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve...

Të fundit nga rubrika