Krasniqi në takim me eurodeputetë nga BE-ja





Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, të martën e 15 nëntorit në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, është takuar eurodeputetë liberalë nga vendet e ndryshme të Bashkimit Evropian.

Rrjetëzimi i PDK-së me liberalët e Bashkimit Evropian, procesi i reformave partiake, si dhe sigurimi i mbështetjes së tyre drejt synimit për t’u bërë pjesë e familjes liberale ishin disa nga temat për të cilat janë dakorduar të përqendrojnë komunikimin e mëtutjeshëm.

“Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Bruksel, bashkë me eurodeputetin Ilhan Kyuchyuk, i cili është edhe ko-president i ALDE-s, kishim një mëngjes pune me disa eurodeputetë liberalë nga vende të ndryshme të Bashkimit Evropian”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Më pas, në takime të ndara, kreu i PDK-së ka takuar edhe Felix Mittermayer nga partia austrike NEOS dhe eurodeputetin Malik Azmani nga partia holandeze VVD.

“Me partnerë dhe miq të tillë, fuqizimi i PDK-së në skenën politike evropiane është i sigurt dhe do të ndihmoj aspiratën e Kosovës për integrim”, shtoi ai.

 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, të hënën e 14 nëntorit në kuadër të vizitës së tij në Bruksel, është takuar me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi dhe Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Faxcebook, Krasniqi ka theksuar se gjatë këtij takimi është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në veri të Kosovës.“Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit në pjesën veriore të Kosovës, situatë për të cilën nevojiten veprime të përgjegjshme politike”, shkroi Krasniqi.

Emisarit Lajçak, Krasniqi i ka ritheksuar qëndrimin për një marrëveshje përfundimtare Kosovë-Serbi, me njohjen reciproke në qendër dhe e cila garanton anëtarësimin e Kosovës në OKB.

“Integrimi euro-atlantik i Kosovës është rruga e vetme përpara, për të cilën, unë dhe Partia Demokratike e Kosovës mbesim thellësisht të përkushtuar”, shtoi ai.

Vizita e tij në Bruksel ishte paralajmëruar nga vetë Krasniqi.

Ai kishte njoftuar se gjatë kësaj jave do të udhëtojë drejt Brukselit dhe Ëashingtonit për vizitë zyrtare.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Krasniqi ka thënë se Kosova, situata aktuale, sfidat dhe rrugët përpara do të jenë tema të diskutimeve në dy kryeqendrat e globit.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika