Krasniqi në takim me Lajçak kërkon që Asociacioni të mos jetë nivel i tretë i pushtetit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar gjatë takimit me emisarin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka kërkuar që të ndikojë në heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë një vizite zyrtare në Bruksel ka takuar të dërguarin e posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Gjatë takimit, Krasniqi ka shprehur qëndrimin e tij dhe të PDK-së në lidhje me draftin e propozuar të statutit të Asociacionit, duke theksuar se duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës dhe të mos krijohet një nivel i ri i pushtetit me kompetenca ekzekutive.

“Edhe një herë, emisarit Lajçak i ripërsërita qëndrimin tim dhe të PDK-së se statuti i Asociacionit duhet të jetë në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës, të mos krijojë një nivel të ri të pushtetit dhe të mos ketë kompetenca ekzekutive”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Po ashtu, ai ka përsëritur kërkesën e tij drejtuar Lajçakut për të ndikuar në heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës.

“Në takim, emisarit Lajçak, po ashtu, i kërkova që të ndikojë që Bashkimi Evropian t’i heqë sa më parë sanksionet e padrejta ndaj Republikës së Kosovës”, ka shkruar Krasniqi.

Kreu i PDK-së gjatë qëndrimit në Bruksel ka marrë pjesë në tryezën për Ballkanin Perendimor, organizuar nga grupi politik liberal i Parlamentit Evropian, Renew Europe.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika