Krasniqi në Tiranë, bën homazhe te shtatorja e Adem Jasharit

“Në Tiranë, me Malin, më së pari u ndalëm për të bërë homazhe te shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, heroit tonë kombëtar, i cili është mishërim i gjithë historisë më të lavdishme shqiptare", ka shkruar Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, bashkë me djalin e tij Malin ka udhëtuar sot drejt Shqipërisë. Në Tiranë ka bërë homazhe te shtatorja e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Ai ka thënë se heroi, Adem Jashari, është mishërim i gjithë historisë së lavdishme shqiptare.

Sipas Krasniqit, vlerat e atdhedashurisë, të trimërisë dhe të flijimit për liri vijnë nga brezat e shkuar dhe shkrihen në personalitetin e Adem Jasharit.

“Në Tiranë, me Malin, më së pari u ndalëm për të bërë homazhe te shtatorja e Komandantit Legjendar Adem Jashari, heroit tonë kombëtar, i cili është mishërim i gjithë historisë më të lavdishme shqiptare. Vlerat e atdhedashurisë, trimërisë dhe flijimit për liri, vijnë nga brezat e shkuar dhe shkrihen në personalitetin e tij – që përjetësisht do të mbetet i veçuar ne piedestalin e të parëve të kombit”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika