Krasniqi nga Skenderaj: Mungesa e Thaçit, padrejtësi e madhe

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, së bashku me bashkëpartiakë, ka bërë homazhe pranë arkivolit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili ndërroi jetë më 16 mars.

Gjatë homazheve, Krasniqi u shpreh se ndarja nga jeta e Haxhi Thaçit është një humbje e madhe, e cila bëhet edhe më e dhimbshme për shkak të mungesës së ish-presidentit Thaçi.

Ai theksoi se mungesa e tij është një padrejtësi e madhe dhe një dhimbje e shtuar për familjen në këtë moment të rëndë.

“Sot jam këtu bashkë me kolegë nga PDK, si dhe me qytetarë nga mbarë vendi, për të shprehur respektin tonë të fundit para përcjelljes në botën e amshueshme të Haxhi Thaçit, babait të presidentit Hashim Thaçi. Kjo është një humbje e rëndë, e cila bëhet edhe më e dhimbshme për shkak të mungesës së presidentit Thaçi, i cili nuk u lejua të marrë pjesë në varrimin e babait të tij. Së paku në momentet e fundit, ai pati mundësinë ta shihte edhe një herë, por besoj se mungesa e tij sot këtu është krejtësisht e padrejtë, e paarsyeshme dhe e papranueshme”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi vlerësoi figurën e Haxhi Thaçit si një prind të përkushtuar dhe një njeri me vlera të larta, duke shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen dhe të gjithë të afërmit.

Shija e redaktorit

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

26 vjet nga nënshkrimi i Marrëveshjes në Paris

Sot bëhen 26 vjet që nga dështimi i arritjes së ndonjë marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë në Paris. Delegacioni kosovar dhe ai serb...

Nënshkruhet Deklarata për aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë

Në Tiranë, Shqipëria, Kroacia dhe Kosova nënshkruan Deklaratën e Përbashkët të Bashkëpunimit në Fushën e Mbrojtjes që thekson angazhimin e tri shteteve për forcimin...

Të fundit nga rubrika