Krasniqi nga Vitia: I papranueshëm diskriminimi që Qeveria Kurti po ua bën qytetarëve

"Ajo që edhe këtu vërehet është diskriminimi i jashtëzakonshëm që Qeveria qendrore po ua bën qytetarëve të kësaj komune, si dhe shumë komunave tjera në Kosovë. Vetëm 4 euro për kokë banori për qytetarët e Vitisë i ka ndarë Qeveria me buxhetin e vitit të ardhshëm për projektet e reja investive"

Krasniqi në Viti: I papranueshëm diskriminimi që Qeveria Kurti po ua bën qytetarëve

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka qëndruar në komunën e Vitisë, nga ku ka thënë se është “i papranueshëm diskriminimi që Qeveria Kurti po ua bën qytetarëve”.

Krasniqi ka potencuar se këtë diskimin po ua bën edhe qytetarëve të Vitisë.

“Ajo që edhe këtu vërehet është diskriminimi i jashtëzakonshëm që Qeveria qendrore po ua bën qytetarëve të kësaj komune, si dhe shumë komunave të tjera në Kosovë. Vetëm 4 euro për kokë banori për qytetarët e Vitisë i ka ndarë Qeveria me buxhetin e vitit të ardhshëm për projektet e reja investive. Është e papranueshme, është vërtetë një diskriminim i paparë ndonjëherë dhe i cili nuk e ndihmon zhvillimin e mëtutjeshëm të komunitetit dhe të komunës”, ka theksuar Krasniqi.

Krasniqi vlerësoi iniciativat private të ndërmarrësve të komunës së Vitisë, të cilët si shumë ndërmarrës anembanë Kosovës, të cilët po arrijnë të krijojnë vende të punës dhe po mundësojnë zhvillim ekonomik lokal.

“Fatkeqësisht, ne kemi një ekonomi në rënie, rritje ekonomike prej rreth 3.5 për qind me eksport të ulët, me investime më të ulëta se në të kaluarën dhe pa perspektivë zhvillimore, andaj për këto takime ka qenë shumë e rëndësishme që të marrim inputet e ndërmarrësve, të marrim inputet e bizneseve lokale për të ofruar në të ardhmen vërtetë, jo vetëm programet dhe projektet tona konkrete, por për t’i bërë pjesë të një modeli të ri qeverisës, të cilin si parti po e implementojmë në nivelin lokal, e të cilin do ta zbatojmë edhe në nivelin qendror”, ka shtuar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika