Krasniqi: Nuk i bëjnë mirë Kosovës instrumentet njëetnike

Ministri, Elber Krasniqi, ka theksuar se instrumentet një etnike nuk i shërbejnë mirë shtetit të Kosovës, duke e dëmtuar kështu frymën shumetnike të vendit

Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në “FIVE” të Dukagjinit, gjersa ishte duke folur se kush duhet të jetë autori i draft-statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, ka thënë se për te kjo çështje ka një bazë te Ligji për Qeverisë Lokale.

Krasniqi ka thënë se shtetit të Kosovës nuk i bëjnë mirë instrumentet njëetnike, pasi sipas tij, e dëmton frymën shumëetnike në vend.

“Për mua (Asociacioni) ka qenë dhe vazhdon të jetë çështje, e cila ka një bazë te ligji për qeverisje lokale, ku komunat kanë të drejtë të bashkohen në Asociacione dhe unë e shoh gjithmonë prej këtij prizmi. Dhe jam i thirrur sipas detyrës si ministër i Pushteti Lokal, mirëpo unë besoj që neve në Kosovë na duhet vetëm instrumente që na mundësojnë të kemi një bashkëjetesës, një frymë shumëetnike dhe asnjëherë nuk i bën mirë Kosovë edhe demokracisë në vend instrumente të cilat janë një etnike”, ka thënë Krasniqi.

Duke shtuar se nuk e ka parë draft-statutin e Asociacionit, Krasniqi ka ritheksuar se Kosova ka nevojë për instrumente, të cilat mundësojnë zhvillimin e frymës multietnike, e jo anasjelltas.

“Unë nuk dua të krijoj diskutime mbi diçka që tashmë nuk është publik dhe nuk e kam parë… Mirëpo unë thellësisht i bindur, Kosova ka nevojë të ketë vetëm instrumentet të cilat mundësojnë zhvillimin e mëtutjeshme të frymës multietnike dhe assesi të krijojë instrumente shtesë, të cilat në një moment të caktuar mund të shfrytëzohen edhe obstruksione të shtetit”, ka theksuar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika