Krasniqi: Nuk ka liri, zhvillim e as integrim pa siguri, gjë të cilën ShBA-ja ia ka ofruar për mbi dy dekada Kosovës

I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënën se PDK-ja mbete e përkushtuar që t’i ruajë edhe t’i fuqizojë raportet strategjik  ShBA-në edhe në të ardhmen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi





Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në Uashington DC, është takuar me drejtorin për Ballkanin dhe Evropën Qëndrore të Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC) Adi Muzurovic.

Sipas Krasniqi ata kanë biseduar për situatën aktuale dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë tek zhvillimet e fundit në Kosovë.

“Nuk ka liri, zhvillim e as integrim pa siguri, gjë të cilën Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ofruar për më shumë se dy dekada Kosovës”, ka shkruar në Facebook i pari i PDK-së teksa ka shtuar se ai dhe Muzurovic kanë rënë dakord për nevojën e koordinimit të plotë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve.

“Meqë sfidat e sotme kërkojnë një kuptim të ri dhe më të gjerë të sigurisë kombëtare, drejtorit të NSC i shpreha qëndrimin tim dhe të PDK-së se koordinimi dhe bashkëpunimi me partnerët tanë ka qenë dhe vazhdon të mbetet jetik për popullin e Kosovës”, ka shtuar ai.

Krasniqi ka përfunduar duke thënën se PDK-ja mbete e përkushtuar që t’i ruajë edhe t’i fuqizojë raportet strategjik  ShBA-në edhe në të ardhmen.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika