Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se akoma nuk kanë informata se cilat janë arsyet e mosliberalizimit të vizave për kosovarët.
Krasniqi shtoi se do të mundohen t’i bindin të gjithë ata që kanë ndikim për rregullimin e kësaj çështjeje.
“Ne akoma nuk kemi informata se cilat janë arsyet e mosliberalizimit të vizave për kosovarët. Ne do të mundohemi t’i bindim të gjithë ata që ne kemi ndikim, për rregullimin e kësaj çështjeje”, tha Memli Krasniqi.