Krasniqi: Nuk mund të ketë shtet të zhvilluar pa sektor privat të fuqishëm

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas një takimi të mbajtur të enjten me ndërmarrës dhe përfaqësues të bizneseve në Gjilan, ka thënë se nuk mund të ketë shtet të zhvilluar pa sektor privat të fuqishëm

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, është pritur të mërkurën në Gjilan nga ndërmarrës dhe përfaqësues të bizneseve, nga të cilët, është njoftuar për sfidat e tyre të përditshme, sidomos tani në këtë periudhë të krizës ekonomike.

Kreu i PDK-së ka deklaruar se nuk mund të ketë shtet të zhvilluar pa sektor privat të fuqishëm.

Krasniqi, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se gjatë këtij takimi, përfaqësuesit e bizneseve në Gjilan ndanë shqetësimin për mungesën e fuqisë punëtore, sepse shumë profesionistë po e lënë Kosovën në mungesë të perspektivës në vend.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

“Ky fakt, përveç i dhimbshëm, është edhe shqetësues. Me këtë trend të ikjes, Kosova po rrezikon të mbetet një vend i braktisur. Keqqeverisja dhe trajtimi armiqësor ndaj bizneseve, po i dekurajon ndërmarrësit. Kjo politikë i ka larguar edhe ata pak investitorë të huaj që kishin filluar ta shohin Kosovën si vend potencial për investime”, ka shkruar Krasniqi në faqen e tij në Facebook.

Ndërkaq, Krasniqi ka thënë se shteti duhet të ketë rolin e vet vetëm si partner dhe krijues i kushteve më të mira për bizneset, të cilat duke u rritur e forcuar, krijojnë vende pune të qëndrueshme me paga dinjitoze.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika