Krasniqi: Numri 131 na bashkon në vizionin për një Kosovë ma të mirë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar se numri 131 është simbol i fitores, besimit dhe të ardhmes, duke u angazhuar për një Kosovë më të mirë me kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 9 shkurtit do të garojë me numrin 131.

Pas hedhjes së shortit zyrtar nga Komisoni Qendror i Zgjedhjeve, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi është shprehur se 131 është numri i fitores, i besimit dhe i të ardhmes!

Krasniqi, në një postim në Facebook, ka thënë se PDK me kandidatin për Kryeministër, Bedri Hamzën, dhe listën më të mirë të kandidatëve për deputetë, është e mobilizuar dhe e gatshme për fitore në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Numri 131 na bashkon në vizionin për një Kosovë ma të mirë. Me punë të palodhshme, përkushtim të madh dhe kompetencë të dëshmuar, bashkë do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për çdo qytetar. Kosova mundet ma mirë!”, ka shkruar lideri i PDK-së në Faecook.

Shija e redaktorit

Lirohet ish-ushtari i UÇK-së Hasan Dakaj, po mbahej në burg...

Hasan Dakaj, ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) i cili po mbahej në burg në Serbi është liruar sot(e premte). Lajmin për Dukagjinin e...

Memli Krasniqi: 2025 – Viti i drejtësisë, i fitoreve dhe...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka përcjellë një mesazh urimi për qytetarët e Kosovës me rastin e ndërrimit të motmoteve, duke...

Të fundit nga rubrika