Krasniqi: Pak ditë para 28 Nëntorit, i vizituam çlirimtarët në Hagë

Kryetari i partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se në prag të 28 nëntorit ka vizituar krerët e UCK-së në Hagë

Memli Krasniqi në Hagë

I pari i partisë Demokratike të Kosovës, Memeli Krasniqi, vetëm pak ditë para 28 nëntorit ka vizituar krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hage.

Krasniqi tha se ata si përherë reflektonin krenari për të kaluarën e besim për të ardhmen.

“Pak ditë para 28 Nëntorit, i vizituam çlirimtarët në Hagë. Si përherë, ata reflektonin krenari për të kaluarën e besim për të ardhmen”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai theksoi se i uruan festat kombëtare të nëntorit, me urimin më përvjetorët e ardhshëm t’i festojnë së bashku në Kosovë.

“I uruam për festat kombëtare, me urimin që përvjetorët e ardhshëm t’i festojmë prapë së bashku, në atdheun tonë, krahëhapur e me zemrat plot”, ka shtuar Krasniqi.

 

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika