Pas dënimit të ish- krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës, të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, ka reaguar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi i cili ka thënë se liria e popullit të Kosovës është fituar me skarifica të mëdha.
“Liria e popullit tonë nuk është falur, por është fituar me gjak e sakrificë dhe lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, përballë një agresori pushtues e të pamëshirshëm, i cili ka provuar ta zhbëj identitetin dhe ekzistencën tonë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
“Kjo është e vërteta mbi të cilën na ka mbështetur qytetërimi perëndimor dhe bota demokratike dhe pjesë e kësaj të vërtete janë edhe Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Kjo e vërtetë nuk mund të ndryshohet e as nuk bën të harrohet”, ka vijuar ai.
Tutje, Krasniqi ka thënë se bashkëndjen me familjet Gucati e Haradinaj dhe se sipas tij, herdokur drejtësia do ta gjejë rrugën, sipas tij, të vërtetë.