Krasniqi pas takimit me Kurtin: Ia shpreha qëndrimin që jemi të gatshëm për datë të re të zgjedhjeve

Pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se i është përgjigjur ftesës së kryeministrit për t’u takuar, duke thënë se ka qenë e rëndësishme që të flasin.

“Unë i jam përgjigjur ftesës së kryeministrit për t’u takuar në darkë pune, mendoj që është e rëndësishme që t’ia shpreh qëndrimet e mia dhe PDK-së drejtpërdrejt, sesa ku do të takohemi dhe në cfarë formati që është zgjedhja e tij,” tha Krasniqi.

S’është asgjë e re, u shpreh Krasniqi, “është evidente që unë dhe Z.Kurti mund të kemi lexime të ndryshme të situatës dhe ndonjëherë dhe preokupimet e qytetarëve të Kosovës nuk janë preokupimet e kryeministrit të Kosovës.”

“Nga takimet që i kemi në cdo cep të Kosovës se ne nuk jemi në një gjenjdë të mirë, Kosova është në agoni, kemi një ekonomi të stagnume, kemi rritje të cmimeve me paga dhe pensione të vogla, të cilat nuk iu mjaftojnë familjeve kosovare me lidh muajin me muaj kemi shëndetësi në gjendje të rëndë, politikë të jashtme thuajse joekzistente, një parlament jofunksional që nga java në javë nga muaji në muaj barten pikat pa pasur mundësi me i realizu dhe me i kalu dhe ligjet që kërkojnë shumicë të thjeshtë e lëre më marrëveshje ndërkombëtare,” tha lideri i PDK-së, Memli Krasniqi.

Sipas tij, situata për anëtarësimin në Këshill të Evropës(KiE) është e vështirë, e këtë Krasniqi tha se ia shprehu edhe Kurtit.

“Kemi një situatë të vështiurë sa i përket anëtarësimit të Kosovës në KiE që nuk ka asnjë siguri që kjo do të ndodhë përkundrazi duket se do të ketë një dështim që jo që nuk e dëshirojmë sepse jemi munduar të ketë sukses, ia shpreha kryeministrit Kurti që duhet ta përshpejtojmë punën për t’iu dhënë zgjidhje këtyre temave”, është shprehur ai.

PDK ka nominuar kandidatin e vet për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamzën, për të cilin Krasniqi tha se e konsiderojnë që është kandidati më i duhur për t’iu dhënë zgjidhje këtyre problemeve, e për të arritur deri këtu një gjë është e domosdoshme e ato janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

“Kryeministrit Kurti ia shpreha këtë qëndrim që ne jemi të gatshëm që të gjejmë një dakordësim me partitë parlamentare për një datë të re të zgjedhjeve, unë kam punuar për këtë çështje pa dëshiruar që të marrë flamurin e protagonizmit sepse e konsideroj të rëndësishme që ta arrijmë këtë moment se zgjedhjet nuk janë dëshirë e jona, por nevojë e vendit, andaj këto ishin edhe thelbi i diskutimeve që i pata sot.”

“Mocionin nuk e kemi qitur sepse ne besojmë që është nevojë me u rikthy te qytetari me e marrë besimin e tyre, ne besojmë që Bedri Hamza do të jetë ai.”

E qeverisjen e Kurtit, Krasniqi nuk po e quan të duhur.

“Unë konsideroj që qeverisja deri këtu nuk ka qenë e duhura, qytetarët kanë pritur më shumë më mirë, nuk na kanë ikur mbi 200 mijë qytetarë se këtu është shumë mirë, ata kanë ikur se këtu nuk kanë gjetur perspektivë,” shtoi Krasniqi.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika