Krasniqi pas takimit me Kurtin: Nuk jam i sigurt nëse qeveria e di se në çfarë rruge ka hyrë e si do të dalë

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas takimit me kryeministrin Kurti ka thënë se i ka shprehur qëndrimin e PDK-së se në lidhje me situatën aktuale në vend, Kosovës i duhen veprime të përgjegjshme që e ruajnë sovranitetin e shtetit





Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk ka dalë me një siguri të madhe për rrugëtimin e qeverisë së Kosovës për mbajtjen nën kontroll të situatës aktuale në veri të vendit, teksa ka shtuar se Kosovës në këtë moment i duhen veprime të përgjegjshme.

“Nuk dola me një siguri të madhe se qeveria e di se në cilin drejtim është duke shkuar, sepse në fund qëllimi i të gjithëve duhet të jetë mbarëvajtja e rendit publik dhe paqes”, ka deklaruar Krasniqi.

Ai ka thënë se Kurtit i ka shprehur qëndrimin e PDK-së se në këtë moment Kosovës i duhen veprime të përgjegjshme që e ruajnë sovranitetin e shtetit.

Sipas Krasniqit, kjo situatë mund të shmangej dhe se është përgjegjësi e qeverisë dhe obligim i të gjithëve që Kosova të vendoset si prioritet para çështjeve të tjera teknike.

“Nuk mund të them me siguri çka duhet të bëjë qeveria për të sjellë normalitetin, e kemi një situatë e cila ka mundur të shmanget, duket se kanë sjellë një momentum që ka mundur të shmanget, është përgjegjësi e qeverisë dhe obligim i të gjithëve që Kosova të vendoset si prioritet para një situate tjetër politike aktuale”, ka vijuar ai.

Ai ka thënë ndër të tjera se në këtë takim është diskutuar gjerë e gjatë edhe për procesin e dialogut.

“Ne kemi diskutuar gjerë e gjatë jo vetëm për situatën aktuale, por edhe për procesin e dialogut, ka pasur edhe diskutime për planin franko-gjerman, në vend se të angazhohemi për njohje reciproke, po merremi me tema sporadike e teknike”.

Takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe liderëve opozitarë ka filluar në orën 8:00. Në këtë takim është paraparë të diskutohet për situatën e fundit në veri të vendit.

Të gjitha partitë opozitare i janë përgjigjur ftesës për takim nga Kreu i Qeverisë së Kosovës, Kurti.

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika