Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen e ish-pjesëtarit të sigurimit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Xhavit Ferizi, i njohur me nofkën “Raketë”.
Në një deklaratë në Facebook, Krasniqi ka theksuar kontributin e Ferizit si një koleg unik dhe një luftëtar të paepur të lirisë.
“Lamtumirë Raketë! Jam pa fjalë me ikjen tënde të hershme. Do të të kujtoj përherë si mikun e mirë dhe kolegun unik. Si luftëtarin e paepur të lirisë – që në luftë dhe në paqe e kishte të hekurt vendosmërinë. Do të na mungosh shumë, mik i dashur,” ka shkruar Krasniqi.
“Ngushëllimet më të thella familjes Ferizi, miqve dhe bashkëpunëtorëve. Prehu në paqe, Xhavit Ferizi!”, ka shkruar tutje kreu i PDK-së.
Çitaku e Hoxhaj reagojnë për vdekjen e ish-pjestarit të sigurimit të Hashim Thaçit
Xhavit Ferizi, i njohur si “Raketë”, ishte një ish-pjesëtar i sigurimit të ish-presidentit Hashim Thaçi dhe pjesëtarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ishte i njohur për afërsinë e tij me ish-presidentin Thaçi.
Pothuajse në të gjitha pamjet ku shihej ish-presidenti Thaçi, ai shihej në shoqërinë e “Raketës”.
Ai ishte figurë e njohur e UÇK-së në zonën e Drenicës.