Krasniqi: PDK asnjëherë nuk ka pasur ndikim në Prokurori

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në një intervistë për emisionin "FIVE" në RTV Dukagjini, më 23 maj 2023

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se partia e tij asnjëherë nuk ka pasur ndikim në Prokurori.

“PDK – ja asnjëherë nuk ka pasur ndikim në Prokurori, as në sistem të drejtësisë, kjo është empirike mateni, kur kemi qenë në pushtet, më së shumti zyrtarët e PDK-së janë ndjekur”, ka thënë Krasniqi.

Në emisionin “FIVE”, Krasniqi ka thënë se ky është narracion i rrejshëm i Vetëvendosjes.

“Që tri vjet kjo parti është në pushtet, a di të tregojë dikush ndonjë projekt të Kurtit, me të cilin mburren, në cilën fushë jetojnë më mirë sesa që kanë jetuar para Kurtit. Kemi një Qeveri që asgjë të hajrit për këtë vend nuk ka bërë”, ka vijuar ai.

Zhvillimet në KEK

Ndërsa në lidhje me arrestimin e ish-kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka thënë se prioritet i Qeverisë Kurti gjithmonë ka qenë energjia, por jo në kuptim të mirë, teksa ka shtuar se Nagip Krasniqi ka qenë njeriu i tij, të cilin e ka bërë drejtor me të marrë pushtetin.

Ai ka thënë se edhe ambasadori Martin Berishaj është “njeriu i Albin Kurtit dhe i lidershipit të VV-së”.

“Nëse kthehemi në histori, prioriteti i prioriteteve të Qeverisë së Albin Kurtit është energjia, por jo në kuptimin e mirë, bordin e parë që e ka shkarkuar kur e ka marrë pushtetin ka qenë njeriu i KEK-ut, Krasniqi ka qenë njeri i tij që u bë drejtor në KEK, njeriu më i përfolur në të gjithë Ballkanin për tregim të energjisë me Serbinë, shok i Albin Kurtit dhe lidershipit të Vetëvendosjes, një involvim në energji”, ka thënë Krasniqi.

Si shqetësim kreu i PDK-së ka përmendur edhe ngritjen e faturave të energjisë elektrike.

“Ne e kemi ngritur këtë çështje sepse e kemi ditur që do të ketë krizë, këta kanë pasur neglizhencë totale. E kam ditur që janë të padijshëm kur ka ndodhur kriza, kanë shpallur emergjencë, kanë ndarë 25 milionë euro, është një skemë masive e korrupsionit. Unë mendoj që i kanë bërë dëme të mëdha qytetarëve të Kosovës, duke ua shtrenjtuar energjinë në vitin e kaluar edhe tashmë me 15%. Jam i bindur që ende nuk kemi parë asgjë”, ka përfunduar ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika