Krasniqi: PDK e ka transformuar Kosovën

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se partia që ai e drejton e ka transformuar Kosovën

Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së





Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në “Debat Plus”, ka thënë se partia që ai e drejton, kur ka ardhur në pushtet në vitin 2007, e kishte gjetur në gjendje të rëndë Kosovën.

Krasniqi i ka përmendur disa nga ato që ai i quajti suksese të PDK-së, e që sipas tij, e kanë transformuar Kosovën për të mirë.

“PDK e ka transformuar Kosovën, e ka marrë një Kosovë që ka qenë pa asnjë perspektivë zhvillimore në vitin 2007, me një buxhet prej 700 milionë eurosh. E kemi drejtuar procesin e pavarësisë që ka qenë meritë e qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Krasniqi.

“I kemi themeluar krejt institucionet që i duhen e si ka pasur një vend i pavarur, kemi krijuar krejt mundësitë që i janë dashur prej sipërmarrësve e deri te sektorët publikë. I kemi rritur pagat për njerëzit që pagat i kanë pasur paga sociale, i kem nxjerrë nga kontejnerët nxënësit e Kosovës, e i kemi dërguar në shkolla në moderne”, ka vijuar Krasniqi.

Tutje, Krasniqi ka folur edhe për liberalizimin e vizave, ku tha se Kosova i ka plotësuar kushtet vite më parë.





Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika