Krasniqi: PDK-ja nuk do të rri duarkryq derisa ushtarët tanë po nëpërkëmbën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Memli Krasniqi, ka thënë se letra e Gjeneralit Bashkim Jashari dërguar Ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, lidhur me shqetësimet që kanë të bëjnë me shërbimet ushqimore, mungesën e personelit dhe problemet sanitare, shpërfaqë një gjendje alaramante në ushtrinë.

Krasniqi përmes një postimi në “Facebook” theksoi se kjo kërkon trajtim emergjent nga ana e shtetit.

Ai ka akuzuar Qeverinë se ka abstenuar nga obligimet që ka ndaj ushtrisë dhe tha se ushtrinë e do veç për fotografi e për propagandë.

“Fatkeqësisht, ajo që është e thirrur për ta trajtuar seriozisht këtë çështje, Qeveria, moti ka abstenuar nga obligimet e saj karshi ushtarëve tanë. Kjo Qeveri, për të disatën herë po e dëshmon se ushtrinë e do vetëm për propagandë dhe fotografi – e nuk i intereson aspak mirëqenia dhe shëndeti i vajzave dhe djemve që me përkushtim i shërbejnë ditë dhe natë atdheut”, ka theksuar Krasniqi.

“Partia Demokratike e Kosovës nuk do të qëndrojë duarkryq derisa ushtarët tanë po nëpërkëmbën në këtë mënyrë. Në Kuvend dhe në çdo instancë tjetër, do të kërkojmë transparencë dhe llogaridhënie të plotë nga qeveria”, ka pohuar Krasniqi.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

Të fundit nga rubrika