Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në 6-vjetorin e vdekjes së Adem Demaçit, e ka përkujtuar atë, duke e vlerësuar si shembull të një atdhetari të paepur.
“6 vjet pa Adem Demaçin – simbolin e sakrificës e të rezistencës dhe shembullin e atdhetarit të paepur, i cili ia kushtoi një jetë lirisë, demokracisë, Kosovës dhe popullit tonë”, ka shkruar Krasniqi në një postim në Facebook.
Teska iu drejtua si Baca Adem, Krasniqi ka thënë se përjetësisht do të mbetet në zemrat dhe mendjet tona.
Veprimtari i shquar shqiptar, Adem Demaçi, ka ndërruar jetë më 26 korrik të vitit 2018, në moshën 82-vjeçare.