Krasniqi për Aliun: Tejet krenar me punën e tij, i ka dhënë hov krejtësisht të ri zhvillimit të Ferizajit

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se kryetari i Ferizajit, Agim Aliu "brenda kësaj periudhe i ka dhënë hov krejtësisht të ri zhvillimit të qytetit"

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi dhe kryetari i Ferizajit, Agim Aliu

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Memli Krasniqi ka thënë se kryetari i Ferizajit, Agim Aliu “brenda kësaj periudhe i ka dhënë hov të ri zhvillimit të qytetit”.

Krasniqi ka thënë se kur je i afërt dhe “ke vizion strategjik për të ardhmen – transformimi i qytetit është vetëm çështje kohe”.

“Kur je i afërt dhe i qasshëm për qytetarët, komunikativ dhe i përgjegjshëm, kur tregon lidership e guxim dhe, mbi të gjitha, ke vizion strategjik për të ardhmen – transformimi i qytetit është vetëm çështje kohe”, ka theksuar kreu i PDK-së.

Tutje Krasniqi ka potencuar se “i tillë është kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili sipas tij brenda kësaj periudhe i ka dhënë hov krejtësisht të ri zhvillimit të qytetit.

“Jam tejet krenar me punën e tij në shërbim të qytetarëve dhe qytetit të Ferizajt”, ka thënë tutje kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika