Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka komentuar fitoren e Argjentinës, e cila u bë Kampione e Botës për herë të tretë.
Krasniqi ka thënë se Botërori 2022 kishte rezervuar “një finale të ëndrrave për të gjithë ne, e veçanërisht për futbollistin më të mirë të të gjitha kohërave”.
“Ka qenë privilegj të jetojmë në epokën e Messit dhe të përjetojmë magjinë e tij. Sot, kurora në kokën e tij është e pakontestueshme”, ka shkruar më tej kreu i PDK-së.
Përfaqësuesja e Argjentinës ka fituar ndaj Francës nga penalltitë në finalen e kampionatit Botëror, kështu duke u bërë Kampione Botës.
Golat për Francën i shënoi Kylain Mbappe, gjithsej, tri, ndërsa për Argjentinën shënuan Lionel Messi nga penalltia në minutën e 23-të, pastaj Di Maria në minutën e 36-të, dhe përsëri Messi në minutën e 108-të.