Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Memli Krasniqi ka shprehur dhimbje të thellë për ndarjen nga jeta e personalitetit të shquar, gjeneralit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Imri Ilazit.
Krasniqi përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se Komandat Ferri ka qenë veprimtar i paepur, shembull i përkushtimit dhe sakrificës për vendin.
“Me dhembje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të personalitetit të shquar, Gjeneralit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe kolegut tonë në Partinë Demokratike të Kosovës, Imri Ilazi – Komandant Ferri. Kontributi i madh i Gjeneral Ilazit për lirinë e Kosovës mbetet i paharruar. Si një ushtarak i vendosur dhe një veprimtar i paepur, Imri Ilazi ishte shembull i përkushtimit dhe sakrificës për vendin”, ka shkruar Krasniqi.