Krasniqi për ish-krerët e UÇK-së: Përveç çlirimit e pavarësisë s’kanë pasur tjetër projekt rezervë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, për ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare, ka thënë se misioni i tyre ka qenë çlirimi i Kosovës dhe fitimi i pavarësisë, duke shtuar se nuk kanë asnjë projekt tjetër rezervë

Foto nga kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka kujtuar protestën masive që u mbajt një vit më parë në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai ka theksuar se ballafaqimi i dinjitetshëm i çlirimtarëve të vendit me drejtësinë e luftës për liri është duke vazhduar edhe sot, duke u bërë kështu rreth tri vite e gjysmë nga fillimi i këtij procesit të gjykimit në Hagë.

Krasniqi ka thënë se misioni i ish-krerëve të UÇK-së ka qenë mbrojtja e Kosovës dhe fitimi i pavarësisë, teksa ka shtuar se ata nuk kanë pasur tjetër projekt rezervë.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre, po bëjnë atë që kanë bërë më së miri gjatë gjithë jetës – mbrojtjen e Kosovës, pavarësisht rrethanave dhe çmimit personal. Besa, nuk ka se si të jetë ndryshe për këta burra, të cilët, përveç lirisë, s’kanë pasur një mision të dytë dhe përveç çlirimit e pavarësisë, s’kanë pasur tjetër projekt rezervë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Ai ka shtuar se deri në ditën e madhe të lirisë së tyre “qytetarët janë me ta dhe se drejtësia do të triumfojë, ashtu siç edhe dielli do të lind përsëri”.

Shija e redaktorit

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Libraria Dukagjini lehtëson blerjen e teksteve shkollore, hap pikën e...

Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, Libraria Dukagjini është kujdesur që t’ua lehtësoj procesin e blerjes së librave për prindërit dhe...

Prindërit vazhdojnë furnizimin me tekste shkollore, interesim i lartë për...

Çdo shtator, sikurse qëllimin edhe adresën e kanë po të njëjtën. E këtë vit, edhe pakënaqësitë. Së bashku me fëmijët, prindër të shumtë kanë filluar...

Të fundit nga rubrika